AADF Lajme

27/03/2018 Arsim & Lidership

Një vizion transformues për Piramidën: AADF nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Bashkinë e Tiranës

AADF është angazhuar për të pasur një ndikim të qëndrueshëm në peizazhin fizik dhe shoqëror të Shqipërisë. Rritja e njohurive digjitale në vend do të sjellë përfitime të shumta, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik, arsimor dhe social.

Përshtatja dhe përparimi në një botë gjithmonë e më tepër të digjitalizuar është thelbësore për çdo individë apo komb në tërësi. Si pjesë e angazhimit për të rritur njohuritë digjitale në vend, dhe duke vijuar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës,  Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për projektin e rijetëzimit të Piramidës së Tiranës.

AADF do të financojë projektin arkitekturor dhe do të hartoj një plan biznesi i cili synon transformimin e Piramidës në një qendër për teknologji kreative.

 

 

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.