24/02/2019 Kulturë & Ekoturizëm AADF dhe Ministria e Kulturës themelojnë Qendrën Kombëtare të Digjitalizimit AADF dhe Ministria e Kulturës nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për themelimin e Qendrës Kombëtare të Digjitalizimit, duke hapur rrugën për digjitalizimin dhe ruajtjen e disa nga objektet më domethënëse të trashëgimisë kulturore të cilat ndodhen në muzetë kombëtarë shqiptarë. Në vijim të një faze të suksesshme vlerësimi, faza e dytë e projektit është përqendruar mbi ngritjen e infrastrukturës dhe njohurive së nevojshme per digjitalizim e trashëgimisë kulturore nëpërmjet Qendrës Kombëtare. Kjo fazë përfshin edhe një program të gjerë trajnimi për ekspertët e muzeve në vend. Qendra Kombëtare e Digjitalizimit do të mundësojë aplikimin e zhvillimeve më të fundit të teknologjisë per digjitalizmim në shkallë kombëtare, bazuar në modelet dhe ekspertizën mbarë botërore. Kjo qendër do të synojë të krijojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë për dokumentimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.