AADF Lajme

23/11/2020 Arsim & Lidership

AADF bashkëpunon me Ministrinë e Kulturës për të arritur përfshirjen e trashëgimisë kulturore jomateriale të Shqipërisë në listën e UNESCO-s

AADF dhe Ministria e Kulturës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për të mbështetur përgatitjen e aplikimeve të katër elementeve të trashëgimisë kulturore jomateriale për tu  përfshirë në “Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit” nga UNESCO.

AADF do të mbështesë financiarisht grupet e ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë të cilët do të kryejnë hulumtimin dhe përgatitjen e aplikimit për elemente të trashëgimisë kulturore jomateriale siç janë “Xhubleta”, “K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Eposi i Kreshnikëve” dhe “Rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”.

Mbështetja financiare e AADF-së për këtë projekt është 220,000 dollarë për një periudhë kohore nga viti 2020 deri në vitin 2023, duke synuar si objektiv përfundimtar përfshirjen e këtyre elementëve në listën e UNESCO-s.

Ky projekt dëshmon edhe më tej angazhimin e AADF në fushën e trashëgimisë kulturore duke u përqendruar drejtpërsëdrejti tek komunitetet lokale dhe promovimi i zakoneve dhe traditave që ato mbartin.

 

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.