AADF Lajme

15/06/2023 Sipërmarrje

CFFA nënshkruan marrëveshje 2 milion euro me Fondin Europian për Investime

CFFA shënon një tjetër arritje të rëndësishme në rrugën e saj për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Institucioni Financiar Jo-Bankë “Crimson Finance Fund Albania” ka nënshkruar një marrëveshje kredie në shumën 2 milion euro me Fondin Europian për Investime. Kjo marrëveshje përforcon më tej kapacitetet e CFFA dhe ndikimin e saj në treg, duke avancuar më tej misionin e saj për të zgjeruar aksesin në burime financiare për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Këto sipërmarrje meritojnë të përfitojnë nga çdo lloj mbështetje e mundshme, pasi luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, duke ndikuar në aktivitetin ekonomik dhe mundësitë e punësimit.

 

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.