AADF Lajme

29/05/2023 Sipërmarrje

CFFA hap dyert e bashkëpunimit me institucionet financiare europiane gjatë edicionit të 25-të të Konferencës së Përvitshme të Mikrofinancës (MFC)

CFFA ka krijuar një bazë të qëndrueshme ku mund të mbështetet për bashkëpunimet e saj të ardhshme me disa nga faktorët më të rëndësishëm në këtë treg. Kjo vjen si rezultat i dy ditëve intensive të mbushura me takime dhe angazhime me institucionet financiare europiane gjatë edicionit të 25-të të Konferencës së Përvitshme të Mikrofinancës (MFC). CFFA në partneritet me Mikrofinanca Shqiptare përfaqësuan Shqipërinë denjësisht, si një treg dinamik i cili gjithmonë e më tepër po tërheq vëmendjen e institucioneve të mikrofinancës ndërkombëtare. Kjo njohje vjen pas arritjeve të sektorit të mikrofinancës në Shqipëri, dhe rolit të tij në rritjen përfshirjes financiare dhe të mbështetjes për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare.