26/04/2019 Arsim & Lidership Projekti i zgjerimit CleanScore shtrihet në 14 universitete shqiptare, duke mbuluar 85% të korrigjimit të provimeve Projekti i zgjerimit CleanScore ofron mundësinë unike për ta përhapur shtrirjen e tij në universitete anembanë Shqipërisë. Gjatë fazës fillestare të projektit CleanScore sfidoi normat ekzistuese dhe tejkaloi çdo lloj pritshmërie. Më shumë se 41,000 teste janë korrigjuar në katër institucione të arsimit të lartë duke përdorur metodologjinë dhe teknologjinë CleanScore. Teksti akademik “Sipërmarrja” i përkthyer anembanë botës nga Pearson u botua në vitin 2018. Me zgjerimin aktual, CleanScore do të operoj nëpërmjet 14 zyrave të shpërndara në të gjithë territorin kombëtar, duke mbuluar korrigjimin e testeve për afërsisht 85% të studentëve universitar në Shqipëri. Universitetet partnere të cilat po bashkëpunojnë me CleanScore janë: Universiteti i Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti “Luarasi”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Universiteti Mesdhetar i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Sporteve Tiranë, dhe Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë. Konsensusi i njëzëshëm i arritur midis përfaqësuesve të AADF dhe atyre të universiteteve të përfshira në projekt, ishte se vetëm nismat e përbashkëta mund të sjellin arritje domethënëse dhe të sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të arsimit të lartë në Shqipëri. Galeria