18/05/2022 Sipërmarrje Crimson Finance Fund mirëpret partnerin e ri “Helenos S.A” Një sërë institucionesh financiare ndajnë të njëjtat vlera dhe qëllime me Institucionin Financiar Jo-Bankë “Crimson Finance Fund Albania”. Ato mbartin potencialin për bashkëpunime të ardhshme të cilat na ndihmojnë të përmbushim angazhimin tonë për të ofruar financimin e nevojshëm i cili do të bëj të mundur rritjen dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. CFFA mirëpriti në grupin e partnerëve “Helenos S.A”. Helenos është fondi i parë i kapitalit privat në Europë për një treg financiar gjithëpërfshirës. Ky partneritet i ri ka si synim të nxis misionin e të dyja institucioneve duke lehtësuar aksesin në financim dhe duke përkrahur rritjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare.