AADF Lajme

Arsim & Lidership

Një vit TUMO Tirana: Krijimtaria e të rinjve i jep formë së ardhmes

Ka kaluar plot një vit qëkurse qendra e parë për teknologji kreative hapi dyert për të rinjtë e Tiranës. Një vit i mbushur me kreativitet të pakrahasueshëm. Një vit ku studentët e TUMO-s zbuluan vetë rrugëtimin e tyre mësimor dhe përcaktuan të ardhmen e tyre.

Në një vjetorin e saj, qendra TUMO mund të pretendojë plot krenari se ka revolucionarizuar modelin e programeve mësimore. Një fjalë e re ka hyrë tashmë në fjalorin e rinisë shqiptare. Tumoian: Një i ri ose e re plot motivim dhe ambicie, regjistruar në programin mësimor novator të ofruar nga TUMO Tirana.

Ne kemi besim të plotë se Tumoianët do të jenë ata të cilët do të përcaktojnë mënyrën se si bëhen gjerat në të ardhmen. Pritja për të zbuluar se çfarë do te arrijnë këto mendje kreative vetëm sa na i  shton emocionet. Sapo kemi mbjellë farat e para, ajo që mbetet është të tregojmë durim dhe të shohim se si do të lulëzojnë Tumoianët tanë.

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.