AADF Lajme

13/05/2023 Arsim & Lidership

Gjimnazistët shqiptarë marrin përsipër t’u përgjigjen pyetjeve të rëndësishme të kohëve tona

Shumë nga debatet e kohëve tona, siç janë ato rreth ndikimit të inteligjencës artificiale, influencohen nga mungesa e informacionit dhe të kuptuarit. Duke u përfshirë në diskutime të hapura rreth këtyre çështjeve, ne mund të largojmë frikën me të cilën trajtohen këto tema dhe të kuptojmë më tepër rreth tyre.

Kampionati Kombëtar i Debatit të Shkollave të Mesme, i cili u organizua nga JAA,  kishte për qëllim trajtimin e këtyre temave nga këndvështrimi i talenteve më të mirë të debatit në Shqipëri. Nga rreth 16 skuadrat pjesëmarrëse, dy prej tyre u përzgjodhën për të kaluar në fazën finale: Ekipi i debatit nga gjimnazi “Naim Frashëri” Durrës dhe ekipi i debatit nga gjimnazi “Ernest Koliqi” Tiranë.

Në një përballje finale midis këtyre dy skuadrave, gjimnazi “Naim Frashëri” Durrës u shpall si fitues i këtij kampionati , dhe do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në “World School Debate Competition 2023” që zhvillohet në Hanoi (Vietnam) në datat 18-28 korrik 2023.

Duke zhvilluar aftësitë e tyre të debatit, studentët jo vetëm që përmirësojnë veti thelbësore si të menduarit kritik, komunikimin e efektshëm, dhe fuqinë bindëse, por edhe nxisin komunikimin me respekt ndaj njëri-tjetrit. Këto aftësi së bashku me vetëbesimin  e përftuar do të shërbejnë si vlera të mëdha në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

 

 

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.