AADF Lajme

04/05/2023 Arsim & Lidership

Edicioni i 4-ët i “Konkursit të Punimeve Kërkimore” promovon kontributin në kërkime shkencore

Highlights from the Fourth Edition of the Research Papers Competition

Pas vlerësimit të tridhjetë e dy punimeve kërkimore, edicioni i 4-ët i “Konkursit të Punimeve Kërkimore” i organizuar nga CleanScore, përfundoi me prezantimin e gjashtë çmimeve të merituara plotësisht.

Pjesëmarrësit, midis të cilëve ishin studentë, pjesëtarë të komitetit të vlerësimit, si dhe figura të shquara të kërkimit shkencor, ndoqën nga afër procesin e vlerësimit të gjashtë punimeve fituese. Ceremonia jo vetëm shpalli fituesit por gjithashtu edhe zbuloi kontributin dhe ndikimin potencial në fushat e tyre përkatëse.

Ky edicion pason vazhdimësinë e konkursit, i cili u themelua nga CleanScore në 2021 si një nismë e cila synonte promovimin e kërkimit shkencor dhe prezantimin e librarisë digjitale JSTOR. Edicionet e 3-ta dhe i 4-ta të konkursit kanë tërhequr shumë më tepër pjesëmarrës, duke përfshirë edhe aplikime nga rajoni.  Ne kemi bindjen e plotë se nisma të tilla do të vazhdojnë të frymëzojnë të rinjtë të cilët janë të angazhuar në kërkime shkencore, duke lartësuar cilësinë dhe ndikimin e kontributit të tyre akademik.

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.