04/05/2023 Arsim & Lidership Edicioni i 4-ët i “Konkursit të Punimeve Kërkimore” promovon kontributin në kërkime shkencore Pas vlerësimit të tridhjetë e dy punimeve kërkimore, edicioni i 4-ët i “Konkursit të Punimeve Kërkimore” i organizuar nga CleanScore, përfundoi me prezantimin e gjashtë çmimeve të merituara plotësisht. Pjesëmarrësit, midis të cilëve ishin studentë, pjesëtarë të komitetit të vlerësimit, si dhe figura të shquara të kërkimit shkencor, ndoqën nga afër procesin e vlerësimit të gjashtë punimeve fituese. Ceremonia jo vetëm shpalli fituesit por gjithashtu edhe zbuloi kontributin dhe ndikimin potencial në fushat e tyre përkatëse. Ky edicion pason vazhdimësinë e konkursit, i cili u themelua nga CleanScore në 2021 si një nismë e cila synonte promovimin e kërkimit shkencor dhe prezantimin e librarisë digjitale JSTOR. Edicionet e 3-ta dhe i 4-ta të konkursit kanë tërhequr shumë më tepër pjesëmarrës, duke përfshirë edhe aplikime nga rajoni. Ne kemi bindjen e plotë se nisma të tilla do të vazhdojnë të frymëzojnë të rinjtë të cilët janë të angazhuar në kërkime shkencore, duke lartësuar cilësinë dhe ndikimin e kontributit të tyre akademik.