AADF Lajme

26/04/2023 Kulturë & Ekoturizëm

Kengo Kuma fiton konkursin për qendrën e vizitorëve në Butrint

Pas një konkursi ndërkombëtar arkitekturor me dy faza, Kengo Kuma & Associates është përzgjedhur për të projektuar qendrën e re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Ky projekt i pritur me padurim pritet të forcojë lidhjen midis komunitetit lokal dhe rritjes së pritshme të vizitorëve në sitin arkeologjik duke e vendosur strategjikisht qendrën në një pozicion kyç, duke përmirësuar kështu qasjen e përgjithshme të zhvillimit të qëndrueshëm në sit.

Midis finalistëve ishin firma të njohura si Kengo Kuma & Associates (Japonia), Lahdelma & Mahlamäki Architects (Finlanda), Philippe PROST / AAPP (Francë), dhe William Matthews Associates (Mbretërinë e Bashkuar). Juria përfshinte ekspertë të arkitekturës globalisht dhe lokalisht, përfaqësues nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin (AADF), qeveria shqiptare dhe UNESCO.

Konkursi u financua plotësisht nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin (AADF). Qendra e re e vizitorëve të Parkut Kombëtar të Butrintit do të shquhet nga kompozimet karakteristike të Kengo Kuma-s, të cilat shfaqen me forma gjeometrike të çrregullta dhe sipërfaqe të mbivendosura në formë mozaikësh. Kjo qendër ka si synim të krijoj një eksperiencë më të pasur për këdo që viziton Parkun Kombëtar të Butrintit.

Galeria

Dokumenta