16/10/2024 Sipërmarrje Nga Silicon Valley në Tiranë: Mundësi të reja për startup-et shqiptare Plug and Play, një platformë globale për inovacionin, njofton lançimin e Programit e Akselerimit të Startup-ve në Shqipëri. Me mbështetjen e AADF, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Piramidën e Tiranës dhe i sponsorizuar nga IDEMIA Smart Identity, kjo nismë synon të nxisë inovacionin dhe sipërmarrjen në të gjithë Shqipërinë. Si pjesë e programit, Plug and Play do të organizojë çdo vit një program akselerimi për Startup-e në fazat e hershme në Shqipëri si dhe programin Global Overseas Acceleration & Learning (GOAL) në Silicon Valley. Programi i Akselerimit ju ofron sipërmarrësve mundësinë të punojnë me ekspertë të fushës, të kenë akses tek partnerë korporativë dhe të marrin pjesë në evente të fushës. Me rrjetin global të Plug and Play, i cili shtrihet në mbi 50 vende, startup-et do të përfitojnë nga ekspozimi ndërkombëtar. Gjatë programit në Shqipëri, pjesëmarrësit do të marrin një mentorim të dedikuar mbi elementët kyç të suksesit të një startupi, duke përfshirë prezantimet e biznesit, strategjitë e rritjes së biznesit, ndërtimin e network-ut dhe krijimin e marrëdhënieve me investitorët dhe korporatat. Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për ekosistemin sipërmarrës të Shqipërisë. Ky program do t’u ofrojë startup-eve mbështetjen e nevojshme për t’u rritur në mënyrë efektive, duke nxitur inovacionin dhe rritjen ekonomike, dhe duke e pozicionuar Shqipërinë si një vend kyç në klimën rajonale të biznesit dhe teknologjisë. Galeria Video