AADF Lajme

29/01/2025 Sipërmarrje

Plug and Play Lançon Programin e Akselerimit për Startup-et Shqiptare

Një mundësi e re transformimi në ekosistemin e Start-upeve në Shqipëri! Programi i Akselerimit të Plug and Play ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikime, duke krijuar gjithashtu mundësi për inovacion dhe sipërmarrje të reja në vend.

Si iniciativë kryesore e Innovation Hub të AADF, ky program synon të fuqizojë 20 startup-e, duke u ofruar mentorim nga ekspertë të Silicon Valley, ekspozim në tregjet ndërkombëtare dhe mundësi investimi.

Startup-et e përzgjedhura do të kenë akses në metoda pune të avancuara, mentorim praktik dhe mundësi networking, duke i ndihmuar të rriten më shpejt, të përmirësojnë strategjitë e tyre dhe të konkurrojnë në tregjet globale. Ky akselerator do transformoj të ardhmen e teknologjisë në Shqipëri, duke nxitur ide të reja dhe duke forcuar ekosistemin vendas të sipërmarrjes.

Plug and Play Accelerator Program është i mundësuar falë mbështetjes së AADF, në bashkëpunim me IDEMIA, Bashkinë e Tiranës dhe Piramidën.

Afati i aplikimeve: 16 Shkurt 2024

Aplikoni tani: Plug and Play Tirana në këtë LINK

Galeria