10/11/2022 Sipërmarrje Prezantohet projekti për rimëkëmbjen e monumenteve arkeologjike të qytetit të Durrësit Qyteti i Durrësit përfaqëson një simbol të rimëkëmbjes së vlerave historike pas një fatkeqësie natyrore shkatërrimtare. AADF në partneritet me Ministrinë e Kulturës po punojnë bashkërisht për zhvillimin e një plan projekti për të rijetësuar pikat arkeologjike në qytet. Si pjesë e vizitës së bordit drejtues të AADF në Ministrinë e Kulturës, arkitekti i shquar Europian, Stefano Boeri prezantoj konceptin e projektit i cili përqendrohet në restaurimin e Amfiteatrit të Durrësit, si dhe Forumit Bizantin dhe Banjave Romake. Ky projekt do të luajë një rol kryesor në restaurimin dhe ridimensionimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, duke rivendosur lidhjen fizike dhe pamore midis vlerave historike dhe kulturore. Këto nisma do të shndërrojnë trashëgiminë urbane të qytetit në një vlerë të shtuar për të tërhequr turistë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe në rajon, duke ndikuar qenësisht në zhvillimin ekonomik lokal. Galeria