Sipërmarrje Mbështetje Ligjore për Shoqatat e Zonave të Përmirësimit të Biznesit (BID) Status Në vazhdim Angazhimi Financiar -- Mbështetje ligjore për shoqatat BID/TID Përmes projektit të Mbështetjes Ligjore për Shoqatat BID, AADF synon të ndihmojë të gjitha shoqatat BID ekzistuese në rrugëtimin e tyre për t’u përputhur me kuadrin ligjor përkatës dhe për t’i dhënë mundësi atyre të operojnë si Organizata BID. Miratimi i ligjit për BID-et do të shënojë një arritje të rëndësishme në sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të shoqatave të zonave të përmirësimit të biznesit. Marrja e statusit si organizatë BID përfshin mbledhjen e detyrueshme të taksës nga bizneset e zonës, dhe kërkon angazhimin e bashkive përkatëse. Ndërkohë, nga pikëpamja ligjore shoqatat BID funksionojnë si organizata joqeveritare. Në mënyrë që të kthehen në organizata të mirëfillta të zonave të përmirësimit të biznesit dhe të përmbushin detyrimin e tyre për të paguar kuotën BID, ato duhet të ndjekin një sërë proçesesh të përcaktuara në ligjin BID. The AADF team, in close collaboration with the Albanian BID/TID Ekipi i AADF-së, në bashkëpunim të afërt me rrjetin BID/TID shqiptar, synon të ofrojë mbështetje ligjore dhe financiare për shoqatat BID ekzistuese në rrugën e tyre drejt përputhjes me ligjin përkatës. Fondacion Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim gjithashtu dëshiron të siguroj legjitimitet për shoqatat BID, të cilat aktualisht veprojnë nën legjislacionin e organizatave joqeveritare, duke mbështetur shndërrimin e tyre në organizata të plotësisht funksionale të zonave të përmirësimit të biznesit. Kjo nismë përfshin zhvillimin dhe përhapjen e standardeve dhe eksperiencave më të mira në proçedura dhe dokumentacione. AADF ka si synim themelimin e modelit BID në nivel kombëtar duke ndjekur ligjin e ri BID. Kjo përpjekje do të bëj të mundur përhapjen e konceptit të shndërrimit në organizata BID edhe në komunitetet e tjera të biznesit në Shqipëri. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Find out more Related Projects BID Shkodra Lexo më tepër TID Kruja Lexo më tepër TID/BID Korça Lexo më tepër