Arsim & Lidership Junior Achievement of Albania Vizitoni Faqen Web të Projektit Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 4.93 million USD Krijimi i gjeneratës së sipërmarrjes: JAA aftëson rininë shqiptare me përvojë reale të biznesit Individët të cilët kanë aftësi për të krijuar burime të qëndrueshme të ardhurash, janë gjithashtu në gjendje për të themeluar komunitete dhe shoqëri më të zhvilluara dhe të barabarta. Për këtë arsye, zhvillimi i edukimit ekonomik dhe të sipërmarrjes janë jetike për të ardhmen e Shqipërisë. JAA ka qenë vendimtare si organizatë në përhapjen dhe mbështetjen e edukimit ekonomik dhe të sipërmarrjes për të rinjtë shqiptarë që prej themelimit në vitin 2012, dhe programet e saj janë integruar plotësisht në sistemin arsimor. Programi kryesor “Shoqëritë e Nxënësve” mbulon aspekte të tregut bashkëkohor duke përfshirë etikën në biznes, aftësitë e nevojshme për të qenë të suksesshëm, themelimi dhe administrimi i një shoqërie studentore, aftësi sipërmarrëse, si dhe zhvillimin e aftësive drejtuese. JAA është anëtare e rrjetit “Junior Achievement Europe” dhe “Junior Achievement Worldwide”, ndër organizatat rinore më të mëdha dhe të hershme në botë të cilat janë përqendruar në edukimin ekonomik dhe të sipërmarrjes. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, JAA ka integruar programet e saj harmonikisht në arsimin parauniversitar, duke arritur zbatimin e plotë të tyre në sistemin arsimor shqiptar. Përkushtimi i JAA ndaj aftësimit të rinisë shqiptare dhe nxitjes së frymës së sipërmarrjes po vazhdon të ketë ndikim në sistemin arsimor shqiptar, duke siguruar një të ardhme ku njohuritë financiare dhe të sipërmarrjes janë pjesë e pandarë e zhvillimit personal dhe profesional. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt Rruga “Pjetër Bogdani”, Kati i 3-të 1000, Tiranë www.junior-albania.org Find out more Related Projects TUMO Tirana dhe Piramida e Tiranës Lexo më tepër CleanScore Lexo më tepër