AADF Projekte

Sipërmarrje

TID Vlora

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar 5.05 million USD

Trashëgimia Historike e Vlorës në një Kontekst Bashkëkohor

TID Vlora përfshin brenda kufijve të saj disa godina me rëndësi të madhe historike, siç janë tërësia e ndërtesave gjatë rrugës “Justin Godart”, Kulla e Sahatit, Muzeu Historik, Rruga e Hebrenjve, Muzeu Etnografik, si dhe shumë monumente të tjera të shquara. Këto vlera arkitekturale nuk përfaqësojnë vetëm trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit, por mbartin edhe një rëndësi të veçantë historike për vendin pasi ishin sfondi i krijimit të Shqipërisë së pavarur.

Qëllimi parësor i projektit TID Vlora ishte rijetëzimi i zonës, duke synuar nxitjen e turizmit si dhe zhvillimin ekonomik të saj. Kjo u arrit falë restaurimit, ruajtjes dhe rehabilitimit të shtëpive tradicionale dhe zonave të trashëgimisë kulturore. Me qëllim përmirësimin në tërësi të eksperiencës për çdo vizitor, u shtuan shërbimet e ofruara si dhe u përmirësuan kushtet e përgjithshme në zonën TID.

Punimet e restaurimit u zhvilluan në dy faza. Faza e parë e projektit, e cila u financua nga AADF, përfundoi në vitin 2019. Kjo etapë u pasua nga faza e dyte e cila gëzoi mbështetjen e Bashkisë Vlorë në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare duke përfunduar në vitin 2023.

Menjëherë pas përfundimit të punimeve, një numër i konsiderueshëm biznesesh vendase përfituan ndihmë për të përmirësuar ambientet e tyre të biznesit ose për t’u shpërngulur në ambiente të reja.  Themelimi i shoqatës TID Vlora bëri të mundur që më shumë se 150 biznese lokale të vetë-administrojnë dhe të mbikëqyrin zonën e përmirësimit të turizmit në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë.

Impenjimi i përbashkët i AADF-së si dhe i të gjithë grupeve të interesit rezultoi në një hapësirë më të pastër, të sigurt, dhe tërheqëse për çdo vizitor. TID Vlora ka nxitur zhvillimin dhe rritjen e bizneseve dhe tashmë ofron një eksperiencë të pakrahasueshme të cilën vizitorët do të mund ta ndajnë me miqtë dhe të afërmit e tyre.

 

 

 

Sheshi “4 Heronjtë”  Vlorë
+355698411157
tidvlora.organization@gmail.com

 


Find out more

Related Projects