AADF Lajme

29/01/2021 Sipërmarrje

Një vizitë në zonën e parashikuar të TID Durres nga ministrja e kulturës dhe përfaqësues të AADF

Znj. Elva Margariti, ministre e Kulturës së Shqipërisë, e shoqëruar nga dy Bashkë-drejtorët ekzekutiv të AADF, Z. Martin Mata dhe Z. Aleksandër Sarapuli, vizituan zonën e parashikuar për projektin TID Durrës.

Ky projekt i cili mbështetet nga AADF, përfshin përgatitjen e një plan projekti i cili synon transformimin dhe rijetësimin e kësaj zone. Gjatë vizitës së tyre, ministrja dhe përfaqësuesit e AADF ndoqën propozimin e projektit nga arkitektët, inxhinierët dhe ekspertët përkatës. TID Durrës është një projekt bashkëpunimi midis AADF, Ministrisë së Kulturës, dhe Bashkisë Durrës. Ky projekt synon të shfrytëzoj të gjithë potencialin e zonës arkeologjike të Durrësit. Ai përfshin transformimin fizik dhe menaxhimin e zonës, me qëllim jo vetëm përmirësimin e pamjes por edhe rimodelimin e ofertave turistike për vizitorët.

Nëpërmjet angazhimit të AADF dhe partnerëve të saj, projekti TID Durrës ka për qëllim rijetësimin e kësaj zone të rëndësishme duke ofruar një destinacion më joshës për turistët dhe vizitorët.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.