15/11/2021 Arsim & Lidership Arritjet e SDA nga Protik në një vjetorin e saj: 330 student te regjistruar, 113 të punësuar Historitë e suksesit shpesh nisin me modesti. Në këto rrethana zë fill edhe rrugëtimi i SDA nga Protik, i cili u themelua në kulmin e pandemisë COVID-19. Në një vjetorin e saj, akademia e kodimit mund të krenohet me disa arritje shumë domethënëse. Më shumë se 330 studentë janë regjistruar në program që prej nisjes së tij. SDA nga Protik ka ofruar 23 kurse programimi nga të cilat janë diplomuar 113 student. Nga këta të diplomuar, 95 prej tyre janë punësuar menjëherë si programues nga kompani të shquara vendase dhe ndërkombëtare si ALEAT, Lufthansa Industry Solutions, BKT, iKons, IntelyCare, Baboon, dhe BothOfUs. SDA nga Protik synon të plotësojë mungesën e profesionistëve të kualifikuar në industrinë IT duke trajnuar një minimum prej 1500 profesionistësh të informacionit dhe teknologjisë në një periudhë prej pesë vitesh. Përveç kurseve të cilat mbulojnë Java, Python, PHP, JavaScript, DevOps, dhe Software Tester, akademia mundëson edhe asistencë në aplikimin për punë. Kjo përfshin përgatitjen e jetëshkrimit, krijimin e profilit Linkedin, si dhe përmbledhjen e punimeve më të mira, me qëllim rritjen e shanseve për punësim nga kompani ndërkombëtare ose start-up të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Galeria