AADF Lajme

22/12/2022 Arsim & Lidership

AADF nderon me çmim mësuesit e kodimit në konkursin “Koduesit e vegjël”

Muaji i dhjetorit sjell plot arsye për të festuar. Projekti ElementIT ka zbatuar për herë të parë  një plan mësimor kodimi për klasat e para në 100 shkolla shqiptare. Ky projekt i AADF-së ju mundëson nxënësve të klasave të para të përfitojnë aftësi të vlefshme teknologjike në një mënyrë novatore, duke përdorur platformën e mësimit të kodimit “CodeMonkey”.

Nxënësit gjithashtu mësojnë të bashkëpunojnë dhe të ndërveprojnë me bashkëmoshatarët e tyre për të zgjidhur bashkërisht sfidat që hasin gjatë  kodimit. Në bashkëpunim me partnerët tanë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë dhe drejtorët e shkollave, ne nderuam me çmim dhjetë mësues të jashtëzakonshëm për arritjet e tyre në mësimin e lëndës së kodimit.

Galeria