AADF Lajme

24/09/2021 Arsim & Lidership

Studio arkitekturore në zë ndërkombëtare në zë, konkurrojnë për projektin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë

Pesë studio arkitekturore ndërkombëtare janë ftuar të paraqesin projektet e tyre për Muzeun Hebraik Shqiptar në qytetin e Vlorës. Ky muze do të lërë një shenjë të përhershme në peizazhin urban duke ndërthurur një godinë bashkëkohore të shekullit të 21-të me mjedisin tradicional të qendrës historike të Vlorës.

Ai parashikohet të jetë një destinacion turistik dhe do të luaj një rol parësor në rijetësimin e qendrës historike të Vlorës. Procedura e Konkursit do të administrohet nga kompania “phase eins” nga Berlini, e cila ka një përvojë të gjatë në administrimin e konkurseve ndërkombëtare te arkitektures. Projekti fitues do të shpallet në Dhjetor pas një procesi vlerësimi të hollësishëm nga juria e shquar nderkomebtare e cila përbëhet nga arkitektë, kërkues shkencor, akademikë dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe AADF-së.