Arsim & Lidership CleanScore Vizitoni Faqen Web të Projektit Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 2.7 milion USD Përmirësimi i arsimit të lartë nëpërmjet novacionit CleanScore është një projekt i zhvilluar nga AADF i cili synon të zgjeroj qasjen unike të fondacionit për përmirësimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Projekti përfshin dy komponentë thelbësor: korrigjimin e automatizuar të provimeve dhe përkthimin e teksteve akademike ndërkombëtare. CleanScore synon të pozicionohet brenda strukturave të institucioneve kombëtare të arsimit të lartë, duke fituar besimin e një pjese të qenësishme të studentëve. Që prej fazës fillestare në vitin 2016, projekti ka demonstruar qartë përfitimet e prekshme dhe të paprekshme të cilat arrihen duke zbatuar një vlerësim të studentëve të bazuar mbi integritetin, transparencën, cilësinë, dhe rendimentin. Duke përfituar nga rritja e besimit të studentëve, standardizimin e vendosjes së notave, shkurtimin e kohës së korrigjimit, dhe korrigjimin e paanshëm të testeve, CleanScore ka potencialin të shndërrohet në një instrument të domosdoshëm. Projekti CleanScore gjithashtu ka krijuar platformën e librave digjitale, Libre.al, e cila mundëson tekste akademike në shqip. Kjo platformë është konceptuar me qëllim minimizimin e pengesave për lexuesit, promovimin e leximit nëpërmjet rritjes së aksesueshmërisë, dhe uljes së çmimit të librave falë shpërndarjes në format elektronik. Deri më sot CleanScore ka krijuar partneritete me 14 institucione të arsimit të lartë në Shqipëri. Një koordinator zyre është i pranishëm në secilën prej universiteteve partnere për t’i ardhur në ndihmë profesorëve përgjatë procesit të korrigjimit të automatizuar i cili përfshin konceptimin e provimeve, dorëzimin, dhe korrigjimin. Kjo iniciativë mbulon shërbimin e korrigjimit të testeve për rreth 85% të studentëve në vend. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt info@CleanScore.al Find out more Related Projects Junior Achievement of Albania Lexo më tepër AI for Youth Lexo më tepër TUMO Tirana dhe Piramida e Tiranës Lexo më tepër