AADF Projekte

Kulturë & Ekoturizëm

Trashëgimia Kulturore Jomateriale e Shqipërisë

Status Në vazhdim
Angazhimi Financiar --

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si rrugë drejt ruajtjes së identitetit dhe nxitjes së turizmit

 Trashëgimia kulturore e Shqipërisë është shumë më tepër se sa thjesht trashëgimia e saj fizike e kalave, rrënojave arkeologjike, muzeve apo monumenteve të largëta. Ajo përfshin gjithashtu njerëzit dhe praktikat e tyre, përfaqësimet, shprehjet, si dhe njohuritë dhe aftësitë siç janë instrumentet, objektet, artefaktet, hapësirat kulturore.

Përhapur nëpër breza dhe rikrijuar vazhdimisht, Trashëgimia Kulturore Jomateriale Shqiptare jo vetëm që u siguron shqiptarëve një ndjenjë identiteti, por ka gjithashtu potencialin të bëhet një nga faktorët kryesorë në nxitjen e udhëtimeve dhe turizmit në vend.

Projekti synon të ndërmarrë një hap të ri në shtyllën e dytë më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, duke synuar të mbështesë aplikimin e vendit në UNESCO me katër elemente kombëtare të trashëgimisë kulturore jomateriale:

Verimi (Transhumance), lëvizja e bagëtive dhe barinjve nga një kullotë në tjetrën në një cikël sezonal.

Xhubleta – (Jublet) një fustan popullor unik në formën e ziles, i veshur nga gratë shqiptare në veri dhe i njohur për mënyrën e tij unike të qëndisjes, strukturën dhe stilin tradicional të dekorimit.

Eposi i Kreshnikëve (Songs of Frontier Warriors), eposi shqiptar i veriut i kënduar deri më sot nga burra të moshuar shqiptarë me lahutë.

K’cimi i Tropojës (Tropoja folk dance), një vallëzim i lashtë popullor, karakteristikë e Tropojës, në veri të Shqipërisë. Ajo është e njohur për lëvizjet e saj ekspresive, dhe koreografinë unike.


Find out more

Related Projects