AADF Lajme

18/06/2020 Kulturë & Ekoturizëm

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit i hap rrugën rijetëzimit të trashegimisë historike të qytetit të Durrësit

AADF së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Durrës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B në sfondin e Amfiteatrit Romak të Durrësit.

Synimi i këtij bashkëpunimi të ri midis AADF-së dhe Ministrisë së Kulturës është hartimi i një strategjie me një strukturë të matshme për zhvillimin e kësaj zone. Kjo strategji do t’i japë përparësi zhvillimit të qëndrueshëm si dhe nevojave të komunitetit vendas.

Në vijim të nënshkrimit të memorandumit, faza që pason do të përfshijë hartimin e kushteve të marrëveshjes për Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B, si dhe zhvillimin e projektit arkitekturor të Zonës së Përmirësimit të Turizmit (TID) Durrës e cila gjendet brenda kësaj hapësire.

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.