AADF Lajme

06/12/2024 Arsim & Lidership

Përmirësimi i Arsimit në Shqipëri: AADF dhe Cambridge Partnership for Education Organizojnë Workshop-e për QSHA

Këto workshop-e u fokusuan në dy tema kryesore: “Forcimi i Sistemit të Vlerësimeve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA)” dhe “Vlerësimi Bazë i Nevojave dhe Planifikimi i Fuqisë Punëtore të Institucionit.”

Të udhëhequra nga ekspertë të Cambridge, sesionet mblodhën një grup të larmishëm pjesëmarrësish, duke përfshirë stafin e QSHA-së, rektorë universitetesh, mësues, vlerësues testesh, si dhe përfaqësues nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP), Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP).

Qëllimi ishte mbledhja e informacionit të gjithë aktorëve të interesuar mbi strukturën dhe funksionet aktuale të QSHA-së, aftësitë dhe kompetencat kolektive të saj, si dhe burimet teknologjike. Ky bashkëpunim synon përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri, duke aspiruar standarde ndërkombëtare.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.