AADF Lajme

16/12/2024 Kulturë & Ekoturizëm

Trajnimi i Parë për Digjitalizimin RTI për Specialistët e Butrintit

Specialistët e muzeut dhe të arkeologjisë në Butrint kanë përfunduar me sukses trajnimin e tyre të parë për përvetësimin e teknikave të avancuara të digjitalizimit RTI (Reflectance Transformation Imaging). Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit EXPA, ku  bashkë me trajnimin specialistëve iu vunë në dispozicion pajisje bashkëkohore për realizimin e proceseve të digjitalizimit.

Këto aftësi të reja do të mundësojnë dokumentimin dhe promovimin e pikave të shumta me interes publik dhe shkencor në Butrint. 

Manuali i ri i punës për specialistët do të përmbajë udhëzime për dokumentimin dhe promovimin e koleksionit muzeal të Butrintit, identifikimin e zonave me nevojë për ndërhyrje konservuese, si dhe monitorimin e ndryshimeve fizike të monumenteve përmes teknikës RTI.

Kjo teknologji e avancuar mundëson identifikimin me saktësi të lartë të ndryshimeve fizike apo dëmtimeve të mundshme, duke ofruar një mjet të vlefshëm për mirmbajtjen afatgjatë të monumenteve. Specialistët e trajnuar do të krijojnë gjithashtu materiale fotografike për të ndihmuar në promovimin e sitit.

Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të praktikave të dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Butrint, duke kontribuar në njohjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore për brezat e ardhshëm.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.