Sipërmarrje BID – Kalaja e Elbasanit Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 745,000 USD Projekti BID – Kalaja e Elbasanit synon të rivitalizojë një nga zonat historike të Shqipërisë. Edhe pse kalaja ka një vlerë të madhe historike, ajo ende nuk e ka arritur potencialin e saj të plotë si një destinacion turistik. Kalaja e Elbasanit është kalaja e sheshtë më e madhe e banuar në Ballkan. Kalaja daton që nga shekulli i III pas Krishtit dhe përfaqëson një arkiv të pasur të historisë Romake, Bizantine dhe Osmane. Megjithëse ka një vlerë të jashtëzakonshme historike, Kalaja e Elbasanit dhe zonat përreth saj janë shfrytëzuar shumë pak si një destinacion turistik. Kjo nismë ka si qëllim shndërrimin e Kalasë së Elbasanit në një destinacion të ri turistik, duke fuqizuar aspektin kulturor dhe ekonomik të komunitetit. Eksperienca e gjerë e AADF në projekte të fushës së sipërmarrjes dhe trashëgimisë kulturore e pozicionon atë si aktorin kyç për këtë transformim. Duke integruar rijetëzimin, fuqizimin e komunitetit, promovimin dhe menaxhimin e qendrueshëm, projekti do të rigjallërojë zonën historike dhe do të krijojë një mjedis më tërheqës për vizitorët. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Find out more Related Projects BID Berat Lexo më tepër BID Shkodra Lexo më tepër TID/BID Korça Lexo më tepër