AADF Projekte

Sipërmarrje

BID Berat

Status I përfunduar
Angazhimi Financiar 1.75 milion USD

Eksperienca autentike Shqiptare në qytetin e një mbi një dritareve

Zona BID Berati shquhet midis projekteve të ngjashme nëpër Shqipëri falë pozicionit të saj të veçantë. BID Berati është vendosur gjatë bulevardit i cili shtrihet buzë lumit Osum, me pamje drejt lagjes së Goricës dhe rrëzë lagjes historike të Mangalemit.

Koncepti për të krijuar një zonë të përmirësimit të biznesit në Berat u propozua fillimisht në vitin 2013. Kjo nismë e udhëhequr nga AADF në partneritet me Bashkinë e Beratit si dhe me komunitetin e biznesit vendas, doli në përfundimin se një projekt i tillë, së bashku me investimet dhe vizionin përparimtar, do të mund të krijonte një transformim të cilin qyteti i Beratit nuk e kishte përjetuar kurrë më parë.

Projekti u hartua mbi katër shtylla kryesore: përmirësimi i infrastrukturës, zhvillimi i sipërmarrjes, krijimi i një shoqate biznesi, si dhe nxitjen e turizmit ekologjik dhe kulturor.

Me kalimin e kohës, BID Berati u shndërrua në një histori suksesi të transformimit si të qytetit, ashtu edhe të komuniteteve përreth. BID Berati ka ndikuar në ndjenjën e krenarisë së banorëve vendas, si dhe në rritjen ekonomike të qytetit. Ky transformim e ka kthyer qytetin e Beratit në një eksperience autentike Shqiptare e cila nuk duhet humbur nga vizitorët e huaj, por edhe nga ata vendas.

 

 

Bulevardi “Republika” , Berat
bidberat@gmail.com

 

 


Find out more

Related Projects