AADF Lajme

27/01/2021 Arsim & Lidership

Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e Muzeut Hebraik Shqiptar nderon kujtesën e viktimave të Holokaustit

Komuniteti ndërkombëtar bashkohet çdo vit më datë 27 Janar për të përkujtuar viktimat e Holokaustit dhe për të reflektuar mbi parimet e të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Në këtë ditë të shënuar, AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Vlorës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për ngritjen e Muzeut Hebraik Shqiptar.

Ky muze synon të vendosë një standard të ri i cili do të përfshijë aspekte të tilla si administrimin, arkitekturën, ekspozitat dhe edukimin. Pas përfundimit të fazës së parë, ky projekt bashkëpunimi midis AADF-së, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Vlorë, po hyn në fazën e dytë të tij, e cila i përkushtohet arkitekturës dhe zhvillimit të projektit për ekspozitat.

Koncepti krijues parashikon themelimin e një muzeu të shekullit të 21-të i lidhur ngushtë me vendndodhjen dhe u hartua nga AADF në bashkëpunim me Prof. Barbara Kirshenblatt-Gimblett në funksionin e këshilltares. Ky koncept synonte të propozoj një muze i cili nderon trashëgiminë e atyre që kanë jetuar aty më parë dhe ata të cilët jetojnë aty sot.

Galeria