AADF Lajme

13/09/2022 Kulturë & Ekoturizëm

AADF organizon dëgjesë publike për të prezantuar Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike të qytetit të Durrësit

AADF dhe Ministria e Kulturës organizuan një dëgjesë publike më datë 13 Shtator për t’i prezantuar Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike A dhe B të gjithë grupeve të interesit. Midis pjesëmarrësve ishin përfaqësues të një sërë agjencive shtetërore shqiptare, komuniteti lokal, ekspertë të trashëgimisë kulturore, organizata vendase, përfaqësues të universiteteve shqiptare, si dhe palë të tjera të interesuara.

Plani u përgatit nga kompania italiane “ARS Progetti” dhe financohet tërësisht nga AADF. Ky plan parashikon të ruaj trashëgiminë mbi 3000 vjeçare të Durrësit si vendbanim i vazhdueshëm, duke mundësuar që këto monumente arkeologjike të vizitohen nga publiku i gjerë. Synimi i Planit te Menaxhimit të Integruar është të nxjerrë në pah domethënien e kësaj trashëgimie historike dhe të ruaj një drejtpeshim ndërmjet mbrojtjes së monumenteve arkeologjike, turizmit dhe zhvillimit të qytetit të Durrësit.

Galeria