AADF Lajme

22/05/2024 Të Përgjithshme

AADF Raporti vjetor – Narrativa të Reja

Raporti vjetor i AADF, me temën ‘Narrativa të Reja’, paraqet një vit të rëndësishëm, me një investim total ndër vite prej 121 milion dollarë në 78 projekte transformuese dhe narrativa të reja të prezantuara në qytete, shkolla, komunitete dhe më tej.

Veçanërisht, viti 2023 shënoi hapjen e TUMO Tirana në Piramidë, një qendër pas-shkollore në teknologji dhe dizajn që ofron shërbimet e saj falas për trajnime digjitale, simbol i Shqipërisë nga një e kaluar sfiduese në një të ardhme digjitale premtuese.

Ky vit gjithashtu festoi trashëgiminë kulturore të Shqipërisë duke njohur traditën e Transhumancës në UNESCO. Kjo thekson përkushtimin e AADF-së për të ruajtur dhe promovuar traditat e kulturën e pasur të Shqipërisë.

Zërat e drejtuesve tanë bëhen jehonë në të gjithë raportin, duke reflektuar mbi arritjet e fondacionit dhe partneritetet e forta që e kanë bërë të mundur. ‘Viti 2023 ishte një vit i arritjeve të konsiderueshme për AADF. Qëllimi ynë, si gjithmonë, është të ndërtojmë një partneritet të gjërë me popullin e Shqipërisë për të krijuar një platformë të qëndrueshme mundësish për çdo shqiptar,’ deklaron Michael D. Granoff, Kryetari i Bordit.

Zbuloni më shumë rreth vitit tonë transformues duke lexuar raportin vjetor të plotë, dhe bashkohuni me ne për të krijuar narrativa të reja.