AADF Lajme

30/09/2024 Kulturë & Ekoturizëm

AADF bashkëpunon me Fondazione Santagata për Planin e Menaxhimit të Destinacionit të Kalasë së Beratit

AADF ka kënaqësinë të nisë bashkëpunimin me Fondazione Santagata per l’Economia della Cultura për zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Destinacionit për Kalanë e Beratit.

Fondazione Santagata ka një përvojë të gjerë në kërkime që mbështesin menaxhimin e trashëgimisë kulturore, me një referencë specifike ndaj zhvillimit ekonomik të territoreve dhe programeve të lidhur me UNESCO-n. Si organizatë joqeveritare në marrëdhënie zyrtare me UNESCO-n vepron në cilësinë e këshillimit për Komitetin ICH (Trashëgimia Kulturore shpirtërore) të UNESCO. Gjithashtu, fondacioni është anëtar i Rrjetit të Trajnimit të Menaxhimit të Biznesit Kulturor G20, Rrjetit SDSN dhe Rrjetit të Trashëgimisë Klimatike.

Ekipi i AADF, Fondazione Santagata së bashku me aktorë të tjerë të projektit, do të punojnë për të përpiluar një dokument që fokusohet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e komunitetit përmes menaxhimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të turizmit.

Galeria