AADF Lajme

16/10/2020 Arsim & Lidership

SDA nga Protik nis rrugëtimin për të zhvilluar sektorin TIK duke ofruar aftësim në teknologji dhe informacion

Profesionistët shqiptarë tashmë kanë mundësi të ndjekin karriera në fushën e informacionit dhe teknologjisë dhe të japin kontributin e tyre në sektorin TIK në vend. AADF zyrtarisht themeloj nismën SDA nga Protik në praninë e të ftuarve të shquar si Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Znj. Mirlinda Karcanaj, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të bordit drejtues të AADF.

Ky bashkëpunim midis AADF-së, Qendrës Protik, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Bashkisë së Tiranës ka si synim të trajnoj më shumë se 1500 profesioniste TIK të rinj. Objektivi përfundimtar është ta kthej Shqipërinë në një treg tërheqës për kompanitë ndërkombëtare të cilat investojnë në teknologji, informacion dhe komunikime.

Akademia synon që brenda pesë viteve të aftësojë pjesëmarrësit me njohuri të avancuara në Java, Python, PHP, JavaScript, DevOps, dhe Software Testing. SDA nga Protik ka huazuar një metodë unike të mësuarit dhe mëton të siguroj mundësi punësimi për çdo student të diplomuar.

Akademia ndjek modelin e suksesshëm të “Software Development Academy”, kompania e cila ka ndihmuar profesionistët të nisin rrugëtimin e tyre në botën e informacionit dhe teknologjisë. Që nga viti 2014, ajo ka aftësuar më shumë se 1200 instruktorë të kualifikuar dhe ka diplomuar 15,000 individë.

Galeria