AADF Lajme

17/05/2022 Arsim & Lidership

AADF bashkëpunon me qeverinë shqiptare për të zbatuar për herë të parë një plan mësimor TIK

E ardhmja e Shqipërisë fillon me edukimin e rinisë së sotme. Transformimi digjital do të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj drejt zhvillimit të mëtejshëm ekonomik. AADF synon të shërbejë si shtysë për transformimin e shoqërisë dhe zhvillimit ekonomik duke investuar në mënyrë aktive në arsim dhe teknologji.

Kjo iniciativë jo vetëm që do të garantojë se Shqipëria do të ketë një forcë punëtore konkurruese në tregun botëror si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen, por gjithashtu do të zhvillojë kreativitetin dhe aftësitë e nxënësve të arsimit fillor. AADF-ja në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë nisur këtë projekt pesë vjeçar.

Kjo nismë do të përfshijë ngritjen e 100 laboratorëve TIK të pajisur me 1,600 mjete kompjuterike, realizimin e një plani mësimor TIK për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, si dhe mundësimin e platformës online të kodimit “CodeMonkey”. Trajnimi i mësuesve gjithashtu është pjesë e kësaj nisme gjithëpërfshirëse. Duke rritur aksesin në arsimin TIK, ne synojmë të zvogëlojmë hendekun e njohurive digjitale në vend dhe të nxisim procesin e transformimit digjital në Shqipëri.

Galeria