AADF Lajme

21/03/2024 Arsim & Lidership

Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Eksperimentit CMS në Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN)

AADF, nëpërmjet programit READ, mbështet bashkëpunimin mes akademikëve në Shqipëri dhe akademikëve shqiptarë të diasporës, të cilët punojnë në universitetet dhe qendrat kërkimore më të mira në botë, për të promovuar dhe përmirësuar cilësinë e kërkimit shkencor.

Së fundmi, një nga arritjet kryesore të programit është bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, mbështetur nga Dr. Ilirian Margjeka nga Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore në Bari. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, për herë të parë, Shqipëria dhe shkencëtarë shqiptarë bëhen pjesë e Compact Muon Solenoid (CMS), pjesë e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së anëtarësimit të bashkëpunimit, këto institucione i janë bashkuar një kërkimi global që kërkon të zbulojë misteret e universit. Ky moment historik nuk është thjesht një hap për universitetet, por një hap i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, duke theksuar rolin e vendit në botën e fizikës së grimcave dhe kërkimit themelor.

Ndikimi i Programit READ shtrihet përtej qasjes institucionale, duke mbështetur ekspertë vendas dhe të diasporës për të bërë kërkime të avancuara në machine learning dhe algoritmet e rrjeteve nukleare.

AADF mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e arsimit të lartë dhe për të siguruar që këto përpjekje të impaktojnë në të gjithë komunitetin, duke frymëzuar një brez të ri studiuesish dhe novatorësh.