AADF Lajme

08/04/2020 Arsim & Lidership

Miratohet Koncepti për Muzeun Hebraik Shqiptar

Këshilli Kombëtar i Muzeve dhe Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kanë miratuar koncept idenë paraprake për ngritjen e Muzeut Hebraik Shqiptar në qytetin e Vlorës. Ky projekt, i cili u zhvillua nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Bashkinë Vlorë dhe Komunitetin Hebraik Shqiptar, synon të themeloj një institucion bashkëkohor të shekullit të 21-të i cili do të rrëfej një histori të jashtëzakonshme të bashkëjetesës, besimit dhe shpresës.

Nën udhëheqjen e Prof. Barbara Kirshenblatt-Gimblett, AADF ka hartuar një projekt i cili aspiron të jetë i vetmi i këtij lloji në Shqipëri dhe rajon. Ky projekt synon të vendos një model të ri për muzetë në Shqipëri në aspekte të ndryshme siç janë misioni, koncepti, arkitektura, administrimi dhe përfshirja e komunitetit. Miratimi fillestar i shërben nisjes dhe zhvillimit të fazës pasardhëse të këtij projekti. Një projekt i cili e sheh muzeun si një institucion kulturor, një shtysë për zhvillimin ekonomik të zonës dhe një destinacion si për turistët ashtu edhe për komunitetin hebraik.