04/10/2018 Arsim & Lidership Center for School LeadershiShkolla e Drejtorëve nis Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor me synim përmirësiminn e sistemit arsimor parauniversitarp Launches Compulsory Preparatory Training Program, Driving Excellence in Albanian Pre-University Education AADF themeloi Shkollën e Drejtorëve me qëllim vendosjen e një standardi të ri në drejtimin e institucioneve arsimore parauniversitare. Si pjesë e kësaj nisme, drejtorët, nëndrejtorët si dhe aspiranët, do t’i nënshtrohen një programi trajnimi dhe proces certifikimi sipas një kuadri ligjor të mirëpërcaktuar. AADF, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë themeloj Shkollën e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, duke dëshmuar kështu përkushtimin e tyre për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqiperi. Kjo nismë shënon një moment të rëndësishëm për arsimin parauniversitar në Shqipëri, duke i dhënë drejtuesve të shkollave një rol udhëheqësi dhe duke i aftësuar për një zhvillim progresiv të sistemit arsimor. Nëpërmjet rritjes së efektshmërisë ata do të mund të kenë një ndikim pozitiv mbi ambientin e punës dhe mundësitë e barabarta në shkollat të cilat ata administrojnë dhe do të nxisin marrëdhënie konstruktive me mësuesit dhe komunitetin përreth shkollave, duke pasur një ndikim pozitiv në fushën e arsimit të Shqipërisë.