AADF Lajme

07/05/2026 Kulturë & Ekoturizëm

Ekspozita Interaktive e Piramidës: Koncepti i Ri Prezantohet Zyrtarisht

AADF bëri një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Ekspozitës Interaktive të Piramidës së Tiranës, duke prezantuar konceptin e rishikuar të projektit në prani të një audience të lartë institucionale.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bordit Drejtues të AADF, Z. Michael Granoff, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, bashkëdrejtuesit e AADF-së, Ministri i Kulturës, si dhe Kryetarja në Detyrë e Bashkisë Tiranë.

Projekti, i zhvilluar nga AADF në bashkëpunim me Qendrën Piramida, është konceptuar nga Ralph Appelbaum Associates, një nga zyrat më të njohura ndërkombëtare të dizajnit të ekspozitave. Vizioni synon një përvojë bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse, që ndërthur historinë, arkitekturën dhe teknologjinë për të rrëfyer rrugëtimin e veçantë kulturor e historik të Piramidës.

Koncepti i përditësuar shënon një moment të rëndësishëm në transformimin e Piramidës në një hapësirë dinamike, një qendër ku kultura, edukimi dhe novacioni bashkëjetojnë.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.