25/05/2023 Arsim & Lidership Gjatë mësimit të kodimit në klasën e parë, në shkollën “Osman Myrderizi” Nxënësit e klasës së parë të shkollës 9-vjeçare “Osman Myrderizi” në Tiranë pritën disa të ftuar të veçantë gjatë orës së kodimit në laboratorin e tyre TIK të fjalës së fundit. Kryetari i bordit të AADF-së, z. Michael D. Granoff, së bashku me z. Emanuel Salinas, Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë, si dhe znj. Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ju bashkuan klasës për të ndjekur procesin mësimor. Ata ishin dëshmitarë të kënaqësisë me të cilën nxënësit mësojnë të kodojnë falë Kastorit Fitimtar, ose “Beaver Achiever” të programit “CodeMonkey”. AADF ka mundësuar pajisje kompjuterike për 100 laboratorë TIK në Shqipëri si dhe platformën “CodeMonkey”, e cila i mundëson çdo fillestari të mësoj konceptet kryesore dhe gjuhën e programimit. Galeria