AADF Lajme

21/05/2024 Arsim & Lidership

Junior Achievement of Albania feston fillimet e reja dhe sipërmarrësit e rinj në Piramidën e Tiranës

Në një hap të rëndësishëm drejt nxitjes së ndërmarrësisë dhe aftësive të biznesit tek të rinjtë shqiptarë, Junior Achievement of Albania (JAA) inauguroi ambjentet e saj të reja në zemër të qendrës teknologjike, Piramida e Tiranës. Ceremonia u nderua nga zoti Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Besuarve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), investitori strategjik pas iniciativave me ndikim të JAA-së dhe nga bashkë-CEO-të e AADF-së, zoti Martin Mata dhe zoti Aleksander Sarapuli.

Vendndodhja e re pulson me energjinë e projekteve inovative përreth, duke simbolizuar një kapitull të ri për JAA në fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të ndërmarrësve. Si një investim strategjik kyç i AADF-së, JAA është e përkushtuar në përmirësimin e edukimit financiar dhe përgatitjen e studentëve për një të ardhme të suksesshme në një ekonomi globale. Çdo vit, programi ndikon qindra mijëra studentë në të gjithë Shqipërinë, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën.

Festimi i shtëpisë së re të JAA-së përkoi me GEN–E Albania 2024: Festivali i 13-të i Ndërmarrësisë JAA, një ngjarje kulmore që shfaq talentet ndërmarrëse të të rinjve shqiptarë. Mbajtur në të njëjtin vend, festivali përfshiu 120 finalistë nga shkollat e mesme të gjithë vendit, të cilët përfaqësuan pjesën më të mirë të mbi 5,000 studentëve që morën pjesë në edukimin praktik të ndërmarrësisë të JAA këtë vit.

Zoti Granoff, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Ogerta Manastirliu, morën pjesë në festime, duke u angazhuar me të rinjtë ndërmarrës. Ata eksploruan stendat e kompanive të studentëve, ku zoti Granoff ofroi mendimet dhe inkurajimet e tij për liderët e ardhshëm të biznesit. Ngjarja u ndoq gjithashtu nga zoti Dritan Mustafa, Drejtor Ekzekutiv i Bankës së Tiranës, i cili iu bashkua zotit Granoff në ndarjen e çmimit për Kompaninë më të Mirë të Studentëve të JAA-së për vitin.

Ndërsa JAA vazhdon të rritet dhe të frymëzojë, ambjentet e reja në Piramidën e Tiranës qëndrojnë si një dritë shprese dhe inovacioni, duke premtuar një të ardhme ku të rinjtë shqiptarë janë të pajisur për të lundruar dhe për të pasur sukses në peizazhin ekonomik që ndryshon vazhdimisht.

Galeria