AADF Lajme

17/12/2021 Arsim & Lidership

“Kimmel-Eshkolot Architects” shpallet fitues për projektin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë

AADF pati kënaqësinë të shpallte fituesin e konkursit ndërkombëtar për projektin arkitekturor të Muzeut Hebraik Shqiptar ne Vlore. Juria ndërkombëtare  e përbërë nga arkitekt të shquar nderkombetar, kërkues shkencor, akademikë,  përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të AADF-së u mblodh për të përzgjedhur fituesin ndërmjet propozimeve të derguara  nga firmat nderkombetare të arkitekturës.

Projekti fitues përshtatej në mënyrë të përkryer me misionin e muzeut për të bashkuar publikun. Muzeu Hebraik Shqiptar parashikohet të jetë një destinacion tërheqës kulturor në rajon, si dhe një burim krenarie si për banorët aktual të zonës ashtu edhe për komunitetin hebraik shqiptar. Synimi i muzeut është paraqitja e një përvoje e cila kalon përtej mureve të tij. AADF përgëzon studion izraelite “ “Kimmel-Eshkolot Architects” për prezantimin e një projekti i cili përshtat në mënyrë harmonike trashëgiminë historike në një hapësirë bashkëkohore e cila i dedikohet si vendasve ashtu edhe vizitorëve. Procedura e konkursit u menaxhua nga “phase eins”, një kompani e specializuar në administrimin e konkurseve ndërkombëtare.

Galeria