AADF Lajme

11/10/2017 Sipërmarrje

Mozaik Kruje: Kruja tradicionale vjen pranë Pazarit të Ri të Tiranës

Qyteti i Krujës, i cili mbart një trashëgimi të pasur kulturore dhe një domethënie historike për të gjithë shqiptarët, ishte kryefjala e “Mozaik Krujë”. Dita e dedikuar qytetit të Krujës u organizua në Pazarin e Ri të Tiranës nën kujdesin e AADF dhe në bashkëpunim me Bashkinë Krujë, Bashkinë Tiranë, TID Kruja, shoqatës së biznesit TID Tirana, si dhe Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2.

Ky aktivitet ishte i mbushur me shfaqje muzikore, valle tradicionale, përfshinte gjithashtu një panair të produkteve kulinare dhe artizanale për të cilin shquhet qyteti i Krujës. Bashkëpunimi midis shoqatave të përmirësimit të biznesit (TID) kishte si synim promovimin e turizmit, kulturës vendase si dhe rijetësimin e zonës së Pazarit të Vjetër të Krujës. Midis të ftuarve të nderuar ishin gjithashtu anëtarët e bordit drejtues të AADF-së, Z. Erjon Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Znj. Eglantina Gjermeni, Deputetja e zonës Krujë, si dhe anëtarë të përfaqësive diplomatike në Tiranë.

Mbrëmja u finalizua me “Natën e Modës së Artizanëve”, ku u vunë në pah krijimet artizanale të qytetit të Krujës të cilat punohen me metoda tradicionale. Këto të fundit u paraqitën përkrah krijimeve novatore të stilistes së talentuar Gerta Oparaku.

Galeria

Albanian-American Development Foundation
Cookies Policy

We use cookies to make our site work properly, to personalize content and ads, to provide social media features and to analyze our traffic. We also share information about how you use our site with our social media, advertising and analytics partners. Read the Cookies Policy.