18/06/2020 Kulturë & Ekoturizëm Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit i hap rrugën rijetëzimit të trashegimisë historike të qytetit të Durrësit AADF së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Durrës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B në sfondin e Amfiteatrit Romak të Durrësit. Synimi i këtij bashkëpunimi të ri midis AADF-së dhe Ministrisë së Kulturës është hartimi i një strategjie me një strukturë të matshme për zhvillimin e kësaj zone. Kjo strategji do t’i japë përparësi zhvillimit të qëndrueshëm si dhe nevojave të komunitetit vendas. Në vijim të nënshkrimit të memorandumit, faza që pason do të përfshijë hartimin e kushteve të marrëveshjes për Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B, si dhe zhvillimin e projektit arkitekturor të Zonës së Përmirësimit të Turizmit (TID) Durrës e cila gjendet brenda kësaj hapësire.