03/07/2020 Kulturë & Ekoturizëm Përfundimi i restaurimit të Qendrës Kombëtare të Digjitalizimit hap rrugën drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore Restaurimi i Qendrës Kombëtare të Digjitalizimit përfundoj më datë 30 Qershor 2020. Kjo qendër është një element i rëndësishëm i fazës së dytë të projektit “Të Fuqizojmë Muzetë përmes Teknologjisë”. AADF ka financuar projektin me një buxhet prej 650,000 dollarësh me qëllim shndërrimin e këtij institucioni në një qendër kryesore për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore. Ekspertët të cilët do të punojnë në këtë qendër do të kenë në dispozicion pajisjet më bashkëkohore dhe ekspertizën ndërkombëtare për t’ju mundësuar përpunimin e tërësisë së objekteve të trashëgimisë kulturore në mbarë Shqipërinë. “Cultural Heritage Imaging”, luajti një rol të rëndësishëm gjatë fazës së restaurimit si dhe në vazhdimësi të projektit duke ofruar trajnime dhe ekspertizën e tyre në fushën e dokumentimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Pajisjet parashikohen të instalohen në qendër në vijim për t’i hapur rrugën trajnimit të ekspertëve shqiptarë në digjitalizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Galeria