11/10/2022 Kulturë & Ekoturizëm Pamjet nga trajnimet në Qendrën Kombëtare e Digjitalizimit të Trashëgimisë Kulturore, aty ku artifaktet tregojnë historinë Të punosh për ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore do të thotë të lësh një shenjë tënden në histori. Gjatë vizitës së tyre të parë në ambientet e Qendrës Kombëtare të Digjitalizimit, anëtarëve të bordit drejtues të AADF-së ju bashkua edhe ministrja Margariti. Së bashku, ata patën mundësinë të vëzhgonin nga afër procesin e kujdesshëm me të cilin ekspertët e Muzeut Arkeologjik të Durrësit digjitalizojnë objektet 3-D. Këta ekspertë janë trajnuar nga ekspertet e “Cultural Heritage Imaging”, një organizatë jo-qeveritare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është e përkushtuar ndaj dokumentimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe artistike botërore. Ky projekt tashmë ka hyrë në fazën e dytë, kushtuar trajnimit të specialistëve të muzeve. Synimi i projektit është përcjellja e njohurive dhe e teknologjisë bashkëkohore në të gjithë muzetë kombëtarë të Shqipërisë. Galeria