Arsim & Lidership ElementIT Status Në vazhdim Angazhimi Financiar 3.3 milion USD Njohuritë teknologjike dhe edukimi digjital hapin rrugën për një të ardhme të sigurtë Njohuritë teknologjike dhe edukimi digjital janë kthyer në domosdoshmëri në ditët e sotme dhe përbëjnë disa nga aftësitë më thelbësore për të siguruar një karrierë të suksesshme. AADF e nisi projektin ElementIT për t’i dhënë përgjigje kësaj dukurie dhe për t’ju ofruar fëmijëve të arsimit fillor mundësinë për të përfituar aftësitë teknologjike të nevojshme për një rrugëtim profesional të suksesshëm në të ardhmen. Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ky projekt synon të prezantoj një plan mësimor TIK në shkollat fillore shqiptare dhe të zvogëloj hendekun e njohurive digjitale në vend. Në fazën fillestare do të përfshihen 100 shkolla, duke synuar një zgjerim të projektit me një total prej 1,100 shkolla në të ardhmen. AADF do të mundësojë pajisjet kompjuterike për 100 laboratorë “Smart” në shkollat fillore, akses në platformën e mësimit në internet për katër vite, si dhe trajnime në planin mësimor TIK për mësuesit. Ky projekt i shtohet portofolit arsimor ekzistues të AADF-së, i cili tashmë kontribuon edhe në rritjen e njohurive teknologjike në vend. Duke u përfshirë që në hapat e parë të rrugëtimit të nxënësve, AADF-së i ofrohet një mundësi e jashtëzakonshme për t’i dhënë formë një të ardhme me një sistem arsimor të qëndrueshëm. Në këtë mënyrë, nxënësit shqiptar do të përgatiten dhe fuqizohen për të përparuar me sukses në ekonominë botërore. Galeria Indikatorë të performancës & Arritje Partnerët Kontakt Find out more Related Projects TUMO Tirana dhe Piramida e Tiranës Lexo më tepër AI for Youth Lexo më tepër