AADF Projekte

Sipërmarrje

TID Kruja

Status I përfunduar
Angazhimi Financiar 780,000 USD

Simbol i qëndresës kombëtare dhe nxitës i turizmit

Qyteti i Krujës simbolizon shpirtin shqiptar të qëndresës dhe identitetin kombëtar. Për këtë arsye AADF zgjodhi Krujën si qytetin e parë për të zbatuar modelin e Zonës së Përmirësimit të Turizmit (TID).

AADF ndoqi një qasje të ndryshme nga projektet pararendëse si Zonat e Zhvillimit të Biznesit BID Shkodra, Korça dhe Berati. Projekti TID Kruja u përqendrua mbi zhvillimin e turizmit përmes modeleve novatore të administrimit dhe të sipërmarrjes, duke tejkaluar objektivin parësor i cili fokusohej vetëm në përmirësimin e klimës së biznesit.

Për TID Krujën AADF zgjodhi të përqendrohej në promovimin e turizmit dhe në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. Ndërhyrja filloi me restaurimin e ndërtesave gjatë Pazarit të Vjetër, duke përfshirë çatitë, fasadat, ndriçimin, tabelat treguese, infrastrukturën nëntokësore, si dhe përmirësimin e rrugëve me kalldrëm. AADF gjithashtu mundësoi shërbime konsulence dhe subvencione për bizneset e zonës, si dhe mbështetje institucionale.

TID Kruja u themelua nëpërmjet një bashkëpunimi të suksesshëm midis AADF-së, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Krujë, si dhe të sipërmarrësve të Pazarit të Vjetër. Synimi kryesor i TID Krujës është promovimi i qytetit si një destinacion i rëndësishëm turistik dhe mbikëqyrja e administrimit të Zonës së Përmirësimit të Turizmit.

TID Kruja mirëpret numrin më të madh të vizitorëve të huaj dhe është një destinacion i pashmangshëm për të gjitha ata që kërkojnë një përvojë të papërsëritshme të trashëgimisë, kulturës dhe historisë.

Rruga “Pazari i Vjetër”,  Krujë
+35569 512 1818
tidkruja.org@gmail.com

 


Find out more

Related Projects