29/01/2021 Sipërmarrje Një vizitë në zonën e parashikuar të TID Durres nga ministrja e kulturës dhe përfaqësues të AADF Znj. Elva Margariti, ministre e Kulturës së Shqipërisë, e shoqëruar nga dy Bashkë-drejtorët ekzekutiv të AADF, Z. Martin Mata dhe Z. Aleksandër Sarapuli, vizituan zonën e parashikuar për projektin TID Durrës. Ky projekt i cili mbështetet nga AADF, përfshin përgatitjen e një plan projekti i cili synon transformimin dhe rijetësimin e kësaj zone. Gjatë vizitës së tyre, ministrja dhe përfaqësuesit e AADF ndoqën propozimin e projektit nga arkitektët, inxhinierët dhe ekspertët përkatës. TID Durrës është një projekt bashkëpunimi midis AADF, Ministrisë së Kulturës, dhe Bashkisë Durrës. Ky projekt synon të shfrytëzoj të gjithë potencialin e zonës arkeologjike të Durrësit. Ai përfshin transformimin fizik dhe menaxhimin e zonës, me qëllim jo vetëm përmirësimin e pamjes por edhe rimodelimin e ofertave turistike për vizitorët. Nëpërmjet angazhimit të AADF dhe partnerëve të saj, projekti TID Durrës ka për qëllim rijetësimin e kësaj zone të rëndësishme duke ofruar një destinacion më joshës për turistët dhe vizitorët. Galeria