16/10/2024 Arsim & Lidership Studentët prezantojnë zgjidhje inovative të bazuara në Inteligjencë Artificiale Eventi “Horizonte të reja” mblodhi së bashku studentë nga e gjithë Shqipëria që morën pjesë në projektin AI for Youth për të prezantuar projekt-idetë e tyre inovative të bazuara në inteligjencën artificiale. Në prani të Bordit të AADF-së dhe Ministres të Arsimit dhe Sportit, eventi nxorri në pah frymën inovative të të rinjve shqiptarë dhe aftësinë e tyre për të shfrytëzuar AI-në për të mirën shoqërore. Nxënësit e shkollave të mesme, të trajnuar përmes kurrikulës së inteligjencën artificiale të Intel-it, prezantuan një sërë projektesh me fokus për të adresuar sfida të komuniteteve të tyre. Ndër zgjidhjet më të spikatura ishin një sistem elektronik për mbajtjen e prezencës së nxënësve në klasë, sisteme për parandalimin e zjarrit, aplikacion për interpretimin e gjuhës së shenjave dhe aplikacione për menaxhimin e alergjive shëndetësore. Çdo projekt reflektoi krijimtarinë, aftësitë teknike dhe përkushtimin e studentëve për të përdorur AI-në në mënyrë që të kenë një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre. Këto projekt ide të zhvilluara nga studentët janë rezultat i angazhimit të tyre në projektin AI for Youth, i cili, që nga viti 2022, ka pajisur mbi 1,500 studentë dhe 75 mësues të TIK-ut me mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të përballuar epokën dixhitale. Për të mbështetur më tej këtë nismë, AADF ka ndërtuar 21 laboratorë në shkolla, duke mundësuar mësimin praktik dhe zgjidhjen e problemeve reale për studentët. Galeria Video